HomeAktualeKurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve duhet të jetë prioritet institucional

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve duhet të jetë prioritet institucional

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore, duke theksuar nevojën për investime në parandalim, identifikim dhe mbështetje të hershme.

Këto deklarata Kurti i bëri në tryezën “Dialogu Strategjik për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen Psikosociale për Fëmijët dhe Adoleshentët”, ku u diskutuan sfidat dhe masat që duhet të ndërmerren për avancimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë.

Ai tha se raporti i hartuar nga UNICEF-i, në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës, ofron një pasqyrë të rëndësishme të gjendjes dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e shërbimeve.

“Takimi i sotëm duhet të na çojë nga evidenca te veprimi. Tashmë kemi një dokument më së qartë që t’i kuptojmë sfidat dhe nevojat. Përgjegjësia jonë tani është të përcaktojmë se ku duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona”, deklaroi Kurti.

Kreu i Qeverisë theksoi se shëndeti mendor nuk është përgjegjësi vetëm e një sektori apo institucioni, por kërkon bashkëpunim ndërmjet shëndetësisë, arsimit, shërbimeve sociale, drejtësisë dhe sektorëve të tjerë.
Kurti përmendi edhe disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria gjatë mandatit të saj, përfshirë shtesat për fëmijët, mbështetjen për nënat lehona, programin e intervenimit të hershëm për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe mundësitë për fuqizimin e punësimin e të rinjve.

Ai bëri thirrje që institucionet të mos përqendrohen vetëm në zgjidhje afatshkurtra, por të ndërtojnë politika që japin rezultate në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

“Kur vjen puna te shëndeti mendor, te shëndeti publik, për fëmijët, adoleshentët dhe jo vetëm, nuk ka zgjidhje të njëhershme dhe të menjëhershme. Pra, duhet të përgatitemi e të punojmë për rezultate të cilat nuk do t’i kemi në vitin 2026, nuk do t’i kemi as në vitin 2027, por në vitet në vijim”, u shpreh Kurti.

Në fund, ai falënderoi UNICEF-in, Universitetin e Prishtinës, ministritë, institucionet, profesionistët e shëndetit mendor, organizatat joqeveritare dhe partnerët e tjerë për kontributin në këtë proces.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...