HomeAktualeKurti pranon Raportin e KE-së: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për...

Kurti pranon Raportin e KE-së: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar Raportin e sivjetmë për Kosovën nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel.

Pas takimit bilateral, Kurti dhe Schuebel mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku kryeministri foli për vlerësimet e Komisionit Evropian dhe progresin e Kosovës në fusha të ndryshme.

Kurti theksoi se, pavarësisht sfidave dhe ngërçit politik gjatë periudhës raportuese, Kosova ka shënuar progres në sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, sigurinë, ekonomi, arsim dhe administratë publike.

Ai tha se Kosova meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke rikujtuar se aplikimi është dorëzuar më 15 dhjetor 2022, ndërsa vendi vazhdon të mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor pa këtë status.

Kreu i Qeverisë përsëriti kërkesën për dorëzimin sa më të shpejtë të pyetësorit për aplikimin e Kosovës dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ai gjithashtu pranoi se bllokada institucionale ka ngadalësuar zbatimin e reformave, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë me miratimin e ligjeve dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave.

“Ne nuk kërkojmë favorizime apo privilegje, kërkojmë vetëm vlerësime për atë që meritojmë dhe na takon”, deklaroi Kurti.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...