
Kurti: Posta e Kosovës përmbyll vitin me fitim, rreth 1 milion euro
Prej ndarjes nga Telekomi i Kosovës, në vitin 2012, Posta e Kosovës ka operuar me humbje, deri në 4 milionë euro në vit. Ndërkaq, viti 2025 është viti i dytë me radhë që Posta e Kosovës e përmbyll me fitim, rreth 1 milion euro, ka shkuar në Facebook kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Posta ka rreth 850 punonjës, më shumë se gjysma postierë ose sportelistë, 166 zyra anembanë, prej të cilave 16 në veri të Ibrit dhe 551 BTS-a gjithandej Republikës, 15 në katër komunat në veri të vendit. I ka ndërprerë rrjedhjet financiare, po i rikthen në menaxhim pronat dhe asetet e veta, po investon për herë të parë pas më shumë se një dekade në mjete pune si furgonë e vetura të reja dhe motobiçikleta elektrike, si dhe në infrastrukturë kritike. Ndërkohë, qytetarëve po u ofron shërbime të shpejta, të lira dhe të sigurta”.
“Posta e Kosovës është shembull i ringjalljes së ndërmarrjeve publike. Përgëzoj menaxhmentin, bordin dhe punëtorët për arritjet dhe për shërbimin që i bëjnë publikut”, ka shkruar Kurti.
