HomeAktualeKurti: Platforma Elektronike për Çështje të Komuniteteve bëhet shërbim publik

Kurti: Platforma Elektronike për Çështje të Komuniteteve bëhet shërbim publik

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Platforma Elektronike për Çështje të Komuniteteve është bërë shërbim publik i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas Kurtit, platforma është zhvilluar në vitin 2024 nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës, ndërsa tash është integruar në sistemet qeveritare nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Kurti ka thënë se përmes kësaj platforme qytetarët nga komunitetet joshumicë mund të informohen për politikat dhe mundësitë që ofron Qeveria, si dhe të raportojnë rastet e diskriminimit.

“Kjo platformë online u shërben politikave tona për komunitetet, të cilat mbështeten në katër parime: gjithëpërfshirja dhe solidariteti, drejtësia socioekonomike, revitalizimi kulturor dhe të drejtat gjuhësore, si dhe përfaqësimi demokratik”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se, sipas tij, të drejtat dhe mundësitë mund të shfrytëzohen plotësisht vetëm kur qytetarët janë të informuar mirë për to.

Në deklaratën e tij, Kurti ka përmendur edhe të dhënat e rritjes ekonomike, duke theksuar se BPV-ja është rritur për 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë, duke thënë se nga kjo rritje përfitojnë të gjithë qytetarët.
Platforma do të menaxhohet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Kurti ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë dhe promovojnë platformën në komunitetet e tyre, me qëllim që ajo të përdoret dhe të jetë sa më e dobishme për qytetarët.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...