
Kurti: Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera
Kryeministri Albin Kurti ka uruar Kombëtaren e Kosovës, pasi arritën të siguronin vend në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ai i uroi për lojën dhe fitoren fantastike ndaj Islandës.
“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur. Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”, ka shkruar Kurti në Facebook.