Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë paralajmërime në lidhje me përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata nëpërmjet Serbisë.
Në një intervistë për gazetën britanike “The Times”, Kurti ka theksuar për një valë “të paprecedentë” dezinformimi që po del nga Serbia.
Ai gjithashtu ka shtuar akuzat se Kremlini po përdor lidhjet e veta me Beogradin, një aleat i ngushtë, për të nxitur tensionet në Ballkanin Perëndimor.
“Në Ballkan, Serbia po vepron si një ‘Rusi e vogël.’ Mënyra se si mediat serbe kanë pasqyruar konfliktin në Ukrainë, duke pretenduar menjëherë pas pushtimit rus se Ukraina ka sulmuar Rusinë, tregon mbështetjen e tyre për Rusinë.”
Ai shtoi se dezinformimi po vepron si një front i dytë i luftës, me mediat serbe që paraqesin ngjarjet në veri si të provokuara nga Qeveria e Kosovës.
Kurti beson se qëllimi i këtyre operacioneve është të provokojnë përplasje të mëtejshme dhe të shpërndajnë lajme të rreme.