HomeAktualeKurti pas takimit me LDK-në: Për herë të parë diskutuam për emra...

Kurti pas takimit me LDK-në: Për herë të parë diskutuam për emra të përveçëm

spot_img
Pas takimit me LDK-në, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve për presidentin e vendit.
Kurti bëri të ditur se për herë të parë janë diskutuar edhe emra konkretë, krahas kritereve dhe parimeve të dakorduara më herët.
Megjithatë, ai theksoi se emrat nuk do të bëhen publikë, pasi palët duhet ta ruajnë konfidencialitetin e negociatave.

“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë dhe serioz. Do t’i vazhdojmë bisedimet, pasi është rritur mirëbesimi dhe për herë të parë kemi diskutuar edhe për emra të veçantë. Nuk janë emra që i kemi pyetur paraprakisht nëse do të donin të ishin president apo presidente, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi mes vete”, tha Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv

Sipas Kurtit, mirëbesimi mes palëve është rritur dhe procesi do të vazhdojë me synimin për të arritur një marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...