Kurti pas takimit me Escobarin: E njoftova për tranzicionin rreth rregullores së BQK-së

Kurti pas takimit me Escobarin: E njoftova për tranzicionin rreth rregullores së BQK-së

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim këtë të enjte emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sulmi agresor i 24 shtatorit nga Serbia në Banjskë të Zvecanit dhe rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, janë dy tema që Kurti ka thënë se janë folur në takim.

“E falënderova Escobarin për mbështetjen amerikane dhe ngritjen e nevojës për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e njoftova atë për hapat e qeverisë tonë që janë marrë në mbështetje  të tranzicionit të rregullores së BQK-së dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në zhvillim”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.