HomeAktualeKurti pas takimit me Abdixhikun: Ka shumë vullnet e zell për të...

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka shumë vullnet e zell për të punuar bashkë në të ardhmen

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë diskutuar çështje të rëndësishme politike dhe sfidat me të cilat përballet vendi.

Kurti tha se palët kanë ndarë shqetësime të përbashkëta, por edhe vullnet e gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen.

Ai e ka vlerësuar takimin si një zhvillim pozitiv për të dy subjektet politike dhe për vendin.

“Diskutuam shumë çështje të aktualitetit politik, të sfidave të cilat na presin në aq shumë fusha për interesin që u nevojitet qytetarëve  të Republikës dhe shtetit tonë. Ndamë shumë brenga që i kemi, por ka edhe shumë vullnet e zell për të punuar bashkë në të ardhmen. Kjo natyrisht që është optimiste për të dy subjektet tona, e besoj që është një gjë shumë e mirë për vendin tonë dhe për qytetarët”, u shpreh ai./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...