Kurti: Nuk është ndaluar dinari, por euro valutë e vetme pagese në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fund të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se nuk është ndaluar dinari në Kosovë, por euroja është e vetmja valutë pagese në Kosovë. Shefi i ekzekutivit kosovar është se ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët e Kosovës dhe nuk kas një problem me ta. Kurti tha se është BQK është e gatshme për të bashkëpunuar me Bankës Qëndrore të Serbisë. Sipas tij ka qenë më e vështirë konvertimi i tabelave, se sa i valutës.
“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, qytetarët serbë mund ta mbajnë dinarin, por që euroja është valuta e vetme si mjet pagese. Vetëm euroja është mjet pagese. Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe, të gjithë i pranojmë dhe pa kurrfarë problemi”, theksoi ai .
Kurti bëri me dije se nuk është asnjë rast që një qytetar serb i Kosovës ka thënë se nuk i pranojmë këto sepse janë në euro.
“Në vendin fqinj, në Mal të Zi, diku një çerek i popullsisë deklarohen si serbë, por që e kanë euron si valutë, serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron, është valutë pagese, mund të mbash para në çfarëdo lloj valute që dëshiron”, theksoi ai.
Kurti paralajmëroi se do të ketë fushata informimi. “Do të bëj më shumë komunikim, më shumë informim për serbët në ditët vijuese përgjatë gjithë muajit. Do të flas në serbisht ashtu që të më kuptojnë ndoshta më mirë e më qartë. Sepse ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Do të flas në serbisht, nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq serbë, kam ministër në Qeveri, partia ime me votë të fshehtë e ka votuar zëvendës avokatin e popullit serb. Një prej katër anëtarëve të bordit në Trepçë që është ndërmarrja më e madhe minerale, Dragisha Kërstoviq nga Leposaviqi, është serbe”, tha Kurti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se është socialdemokrat që beson te njerëzit, që besojnë se njerëzit janë të mirë, kriminelët janë individë. “Nuk ka komunitet që është kriminel, apo popull – asnjëherë. Jam kritikuar për veprime të njëanshme, por unë jam kryeministër për shkak se Kosova është Republikë, po të mos ishte vendi im Republikë, unë nuk mund të bëhesha kryeministër, pra i mbroj interesat e një republike demokratike. Për veprime të dyanshme, në të kundërtën e njëanshme, të nënshkruajmë marrëveshjen, të cilën e kemi dakorduar si tekst”, tha ai.
Teksa tha se ka marrëveshje, por që të mos kemi shkelje të marrëveshjes. “Unë po them që të marrim një veprim bilateral që do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, ashtu që të përmbahemi dhe t’i përkushtohemi me nënshkrime tekstit dhe frymës së marrëveshjes”, tha kyeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.