HomeAktualeKurti nga Gjakova: Këto zgjedhje janë për dy ide të ndryshme të...

Kurti nga Gjakova: Këto zgjedhje janë për dy ide të ndryshme të Kosovës

spot_img

Në Gjakovë është prezantuar lista prej 110 kandidatëve për deputetë të koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PShDK, në një tubim të madh të mbajtur në sallën “Shani Nushi”.

Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet paraqesin përballje mes “dy ideve për Kosovën”.

Sipas tij, njëra ide e sheh shtetin si “të përbashkëtën tonë më të madhe”, si mjet për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet, ndërsa ideja tjetër “e sheh shtetin si pronë të pakicës, si privilegj grupor dhe pushtet për vete”.

Postimi i Kurtit:

Në Gjakovë, me një tubim madhështor, prezantuam listën prej 110 kandidatëve.

Këto zgjedhje janë mes dy ideve për Kosovën. Njëra ide është e jona, që e sheh shtetin si të përbashkëtën tonë më të madhe, si shtet të të gjithëve, si mjet për drejtësi, për zhvillim dhe për dinjitet. Ideja tjetër, ajo e tyre, e sheh shtetin si pronë të pakicës, si privilegj grupor, si pushtet për vete.

Lista e kandidatëve për deputetë e koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PShDK është një hartë e Kosovës që punon, e shtetit që mendon, e shoqërisë që sakrifikon, e popullit që nuk e sheh shtetin si plaçkë momenti, por si përgjegjësi historike.

Na priftë e mbara!

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...