Kurti nesër në Hamburg për ta përcjellë kombëtaren e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër planifikon që të jetë i pranishëm në stadiumin “Volksparkstadion”, për ta ndjekur nga afër kombëtaren e Shqipërisë.
Kështu deklaroi gazetari Arlind Sadiku, i cili po e përcjellë nga afër ngjarjen më të madhe të futbollit evropian.
Shqipëria nesër me fillim nga ora 15:00 do të luajë kundër Kroacisë.
Kombëtarja “Kuq e Zi” do ta kërkoj fitoren për ta mbajtur hapin për të kaluar në fazën tjetër.
Sadiku paralajmëroi po ashtu se Sylvinho do të bëjë edhe tri ndryshime në formacion.
“Në qendër të mbrojtjes do të startojë Ardian Ismajli me Berat Gjimshitin. Po ashtu në krahun e djahtë, Ivan Balliu në vend të Elseid Hysaj. Edhe në fazën e sulmit në vend të Brojës mund të startojë Rey Manaj, ndërkaq në krahun e majtë Arbër Hoxha. Po ashtu në lojë mund të futet edhe Mirlind Daku”, tha Sadiku gjatë një paraqitje.