Kurti në Turqi, takohet me kryetaren e parë grua me prejardhje shqiptare në komunën e Foçës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetare e parë grua në komunën e Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fici.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku ka postuar edhe disa fotografi.
Shefi i qeverisë tha se ajo është me prejardhje shqiptare, dhe bashkë me familjen e saj, nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.
Postimi i plotë i Kurtit:
Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.
Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
View this post on Instagram