Kurti: Në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore

Kurti: Në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, sipas tij trefish më i lartë sesa në vitin 2021.

Kurti ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë. E puna po vazhdon. Përditë”, thotë ai.

Tutje, ai ka njoftuar se në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në: Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës, Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj,Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë.

Postimi i plotë:

🏛️ Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës
🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj
🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX
🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës
🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë
🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren
🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë
🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX
🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti
🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë
🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova
🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës
🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII
🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII
🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan
🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800
🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880
🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit
🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren
🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit
🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren
🟠Kishën Katolike në Ferizaj
🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut
🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës
🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.