Kurti në takim me ambasadorët e BE-së, thekson rëndësinë e pranimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e masave

Kurti në takim me ambasadorët e BE-së, thekson rëndësinë e pranimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e masave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar një drekë pune me ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së dhe ata të vendeve kandidate.

Kurti tha se në takim folën për progresin që ka bërë Kosova në procesin e integrimit në BE dhe rëndësinë e Planit të Rritjes. Ndërsa ka folur edhe për rëndësinë që do të kishte për vendin marrja e pyetësorit për anëtarësim, por edhe heqjen e masave.

“Theksova rëndësinë e marrjes së pyetësorit për anëtarësim dhe heqjes përfundimtare të masave të padrejta ndaj Kosovës”, tha Kurti.

Takimi i Kurtit me ambasadorët e vendeve të BE-së ishte arsyeja, sipas qeverisë, që ai nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, me kryetarët e partive politike, për konsultime mbi datën e zgjedhjeve të përgjithshme.