
Kurti në Drenicë: Më 9 shkurt bëhen bashkë 500 mijë zemra për Republikën, për Kosovën
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti ka shkruar për tubimin e kësaj partie në Skenderaj.
Ai ka shkruar në Facebook se Drenica është zemra e Kosovës.
“Bastioni i Lëvizjes sonë, i koalicionit tonë është zemra e qytetarit të Republikës. Drenica është zemra e Kosovës. Më 9 shkurt bëhen bashkë 500 mijë zemra për Republikën, për Kosovën. Rroftë familja Jashari! Rroftë Skënderaj! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar Kurti.