
Kurti në Davos: Siguria e rajonit, thelbësore për sigurinë evropiane
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbi sigurinë gjeopolitike të rajonit është diskutuar të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që ai e cilësoi temë thelbësore.
Kurti ka shkruar në rrjetin social X se ishte kënaqësi të takohej me zyrtarë evropianë në këtë Forum.
“Kënaqësi të isha pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror për të diskutuar dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me Ursula von der Leyen dhe persona të njohur nga rajoni e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar kryeministri Kurti.