HomeAktualeKurti mori pjesë në takimin nderues me rastin e 90-vjetorit të lindjes...

Kurti mori pjesë në takimin nderues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së profesorit Qosja

spot_img

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin nderues, të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së profesorit Rexhep Qosja.

“Një djalosh nga Vuthaj që vjen në Prishtinë dhe ndërton, për më shumë se gjysmë shekulli, një monument kulturor, i cili do të mbetet dëshmi kombëtare shqiptare për të gjitha kohët. Ky ishte dhe do të mbetet përgjithmonë, profesor Rexhep Qosja”, kështu e nisi fjalën e tij kryeministri në detyrë Kurti.

Ai theksoi se profesor Qosja në historinë e letërsisë mbetet një nga studiuesit më të shquar, në letërsinë artistike një nga shkrimtarët më të rëndësishëm, në publicistikë një nga zërat më të fuqishëm, ndërkaq në mendimin politik një nga intelektualët më të guximshëm.

“Profesor Qosja theksonte se një popull nuk mund ta ndërtojë të ardhmen duke harruar historinë e vet. Kujtesa historike nuk ishte kthim prapa, por kusht për ecjen përpara. Prandaj, ai mbeti një nga përçuesit më të rëndësishëm të Porosisë së Madhe, asaj ideje që rilindësit shqiptarë ua lanë brezave pasardhës si amanet kombëtar”, tha kryeministri.

Në fund të fjalës, kryeministri në detyrë Kurti tha se përderisa do të ketë lexues të veprës së tij, studiues të mendimit të tij dhe shqiptarë, të cilët do të mundohen ta kuptojnë më mirë veten dhe kohën e tyre, do të vazhdojë të jetojë edhe Rexhep Qosja, si një nga figurat më përfaqësuese të kulturës shqiptare të shekujve XX dhe XXI.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...