HomeAktualeKurti mori pjesë në fillimin e punimeve të autostradës Shkup-Bllacë

Kurti mori pjesë në fillimin e punimeve të autostradës Shkup-Bllacë

spot_img

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në fillimin e punimeve të autostradës Shkup – Bllacë.

Pasi tha se autostrada Shkup-Bllacë do ta forcojë lidhjen infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, kryeministri Kurti theksoi se rëndësia e saj shkon përtej infrastrukturës, sepse se do të shkurtohet distanca, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi për qytetarët dhe ekonomitë.

“Ne jemi dy shtete që kanë qarkullim të lartë të qytetarëve në të dyja anët e kufirit. Familjet, studentët, punëtorët, profesionistët dhe bizneset tona lëvizin çdo ditë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vetëm përmes pikës doganore në Han të Elezit kalojnë rreth 54 mijë maune në vit, apo rreth 150 maune në ditë. Prandaj, çdo kilometër i ri rrugë që na afron është investim në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve. Kjo autostradë do ta bëjë këtë qarkullim më të shpejtë, më të sigurt e më efikas”, tha ai.

Kryeministri shtoi se autostrada ka rëndësi strategjike, ndërsa përmendi edhe linjën 10 hekurudhore dhe projektin e përbashkët për rrugën Prizren – Tetovë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...