Kurti mori pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar OlimpiK

Kurti mori pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar OlimpiK

Mbrëmë në Paris, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mori pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, në prag të fillimit të Lojërave Olimpike 2024.

Në mesin e shumë liderëve botërorë, Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në këtë olimpiadë.

“Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme për pengesat që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, dhe që në të njëjtën kohë na bën bashkë. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e ngjarjeve të këtilla”, u shpreh kryeministri Kurti.