Kurti merr pjesë virtualisht në samitin në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë virtualisht në samitin e sotëm në Tiranë të Shqipërisë.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.
Përndryshe, sot në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.