
Kurti merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar për në Itali për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.
Kështu u bë e ditur nga një njoftim i Zyrës së Kryeministrit.
Pjesëmarrëse është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Papa Françesku varroset në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë.
88-vjeçari vdiq të hënën e 21 prillit nga një sëmundje.