
Kurti: Lista jonë është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar mbrëmë 110 kandidatët e listës për Kosovën me siguri dhe begati për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Me ketë rast, kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PSHDK reflektojnë përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve.
“Të bashkuar në numrin 116, vazhdojmë punojmë për një Kosovë të sigurt, të fortë, të drejtë, për të gjithë. Lista jonë garuese dhe fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, përbëhet nga ekonomistë, mjekë, juristë, inxhinierë, artistë e ushtarakë, nga vendi e mërgata. Secila e secili angazhohet për siguri dhe begati, me përkushtim dhe ndershmëri”, ka thënë Kurti.
