Kurti: Kosova synon tërheqjen e investimeve të huaja direkte
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se “Kosova synon tërheqjen e investimeve të huaja direkte”.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë takimit të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.
Sipas tij investimet e huaja direkte janë dyfishuar.
Ai tha se planifikohen të jenë edhe 150 megavat tjerë në llote me nga 75 megavat, për të cilat destinacioni nuk do të jetë i specifikuar, duke marrë parasysh se përcaktimi do të bëhet në koordinim me korporatat fituese.
“Kosova është duke iu drejtuar energjisë së ripërëritshme, me qëllime ambicioze për të transformuar peizazhin e saj energjetik, përderisa gjithashtu vazhdojmë të ndërtojmë mbi trashëgiminë tone të pasur minerale. Para pak javësh kemi përmbyllur ankandin e parë për 100 megavat në Rahovec, me ç’rast 6 korporata serioze ndodhen në garë për prodhim të energjisë së ripërtëritshme, në këtë rast, diellit”, tha ai.
I pari i Qeverisë, ka folur rreth mundësive të furnizimit të Kosovës me energji të ripërtëritshme, ku tha se kanë qëllime ambicioze rreth peizazhit energjetik të Kosovës, duke vazhduar njëkohësisht ndërtimin mbi pasuritë tona minerale.
“Kosova është duke iu drejtuar energjisë së ripërëritshme, me qëllime ambicioze për të transformuar peizazhin e saj energjetik, përderisa gjithashtu vazhdojmë të ndërtojmë mbi trashëgiminë tone të pasur minerale. Para pak javësh kemi përmbyllur ankandin e parë për 100 megavat në Rahovec, me ç’rast 6 korporata serioze ndodhen në garë për prodhim të energjisë së ripërtëritshme, në këtë rast, diellit”, ka deklaruar Kurti.
Ai theksoi se ato të finalizohen në korrik të këtij viti.
“Synimi ynë është që me strategjinë 2022-2031, t’i shtojmë 1200 megavat prodhim të energjisë elektrike nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, që është shumë ambicioze, por njëkohësisht e realizueshme” theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se bujqësia është njëra ndër sektorët që ka shënuar eksporte. Po ashtu, sipas tij edhe sektori IT-së është një sektor që ka shënuar bum të zhvillimit.