HomeAktualeKurti kërkon hapjen e arkivave serbe pas gjetjes së mbetjeve mortore të...

Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe pas gjetjes së mbetjeve mortore të 23 personave

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gërmimet në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë të komunës së Zubin Potokut kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore, që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave.

Kurti ka njoftuar se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i përfaqësuar nga kryesuesi Agron Limani dhe udhëheqësi i njësisë Kushtrim Gara, ka prezantuar raportin përmbledhës për gërmimet në këto lokacione.

Sipas Kurtit, procesi tashmë ka hyrë në fazën e identifikimit, ndërsa numri prej 23 personash përkon me atë që njihet si “Grupi i intelektualëve”, të cilët, sipas tij, më 19 prill 1999 u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat serbe.

“Procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë, andaj vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe, bashkë me familjet, t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemër”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se qindra familje vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre të zhdukur, si dhe drejtësi për ta.

Ai ka akuzuar Serbinë se po refuzon të hapë arkivat shtetërore dhe se, përmes klasifikimit të dokumenteve, po pengon zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Kurti u ka bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023.

Në veçanti, ai ka kërkuar hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, për të cilën thotë se ka kryer masakra në Drenicë dhe pjesë të tjera të Kosovës.

“Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet, në vitin 2026, e jo në vitin 2044”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se familjet që kanë pritur për 27 dhe 28 vjet nuk duhet të përballen me vite të tjera pritjeje, ankthi dhe dhimbjeje, duke e cilësuar trysninë ndërkombëtare si jetike për këtë proces.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...