Kurti i kërkon Costas heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Kurti i kërkon Costas heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti në ndërtesën e qeverisë, Presidentin e Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian, António Costa, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë, në Kosovë.

Duke theksuar faktin që kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat.

Ai gjithashtu, kërkoi heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

Ndër të tjera, veçoi se sipas organizatave ndërkombëtare si Freedom House, Transparency International dhe World Justice Project, Kosova ka shënuar përparimin më të madh në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, rendin dhe sigurinë, ka ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe Kosova është e para që ka dorëzuar në kohë Agjendën e Reformave të Planit të Rritjes të BE-së.

Tutje theksoi se Kosova ka bërë progres në plotësimin e reformave, siç dëshmohet në raportet e Progresit të BE-së për Kosovën.

Gjatë diskutimit u bisedua edhe për sigurinë rajonale.