
Kurti: Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka konfirmuar në intervistën ekskluzive për RTK-në se Glauk Konjufca do të jetë ministër në qeverinë “Kurti 3”.
Ai tha se Konjufa po kthehet në ekzekutiv e Haxhiu në legjislativ.
“Ne kemi marr vendim ta propozojmë ministren e Drejtësisë, gruan më të votuar, Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, ndërkaq Glauk Konjufca jemi marr vesh që do të bëhet anëtar i qeverisë në ‘Kurti 3’. Glauku po vjen në ekzekutiv, Albulena po kthehet në legjislativ”, tha Kurti në RTK.
Kreu në detyrë i qeverisë e ka pranuar se për ta bërë qeverinë e re duhet të bëjë kompromise e koncesione.