Kurti fyen sërish LDK-në, tash e quan “Lodhje Dokrratike’’

Kurti fyen sërish LDK-në, tash e quan “Lodhje Dokrratike’’

Duke u përpjekur të maskojë dështimet e qeverisjes së tij, kryeministri aktual, Albin Kurti, po përdorë retorikë përçmuese dhe sulme të vazhdueshme ndaj opozitës.

Këtë herë ai shfaqi arrogancë tjetër politike tejet dëshpëruese për votuesin duke përdorur cinizëm politik ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton klankosovat.tv.

”Lydykyhi, nuk është lidhje por është lodhje. Nuk është demokratike por dokrratike”.

”E në përgjithësi, mender me thanë opozita, po i japin zor mule anej e knej, për vend të dytë”.

Bazuar në këtë gjuhë të tij përçmuese, Kurti lë të kuptojë vet se mandati i tij është konsumuar dhe besimi publik në të ka humbur.