Kurti flet për takimet në Poloni, ku një ndër temat ishte edhe siguria

Kurti flet për takimet në Poloni, ku një ndër temat ishte edhe siguria

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe shefin e misionit tonë në Poloni, ambasadorin Drilon Gashi, ka realizuar disa takime që në fokus kishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike, në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës.

“Takuam zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski e ministrin e Drejtësisë, Adam Bodnar, ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadorin e Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Werner Fasslabend, Andreas Stadler, dhe drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbigniew Pisarski, si dhe me publicistin e njohur polak dhe kryeredaktorin e gazetës Wyborcza, Adam Michnik. Mbrëmjen e përmbyllëm me një pritje të organizuar për diasporën tonë në Poloni. Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite. Na ka mbështetur ndër vite. Me hapjen e Misionit të Kosovës në Poloni sivjet, po zgjerojmë dhe forcojmë partneritetin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.