Kurti: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep

Kurti: Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep

Kryetari i LV-së, kryeministri Albin Kurti ka shkruar në Facebook se fitorja e tyre është e padiskutueshme, me vota cep më cep.

“Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet.D eri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti.