Kurti e pret Walkerin, e falënderon për rolin e tij historik për popullin e Kosovës

Kurti e pret Walkerin, e falënderon për rolin e tij historik për popullin e Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit. Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë.