Kurti e Gërvalla në Nju-Jork, marrin pjesë sesionin e 79 të Kombeve të Bashkuara
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka arritur në Nju-Jork, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave të ndryshme botërore.
Ministrja Gërvalla do të jetë edhe pjesë e takimeve të ndryshme shumëpalëshe, të cilat do të trajtojnë tema të sigurisë globale dhe rajonale, politikës dhe ekonomisë.
Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja Gërvalla, do të mbajë takime të ndryshme me komunitetin shqiptar në ShBA, përfaqësues të ndryshëm të shoqatave dhe mekanizmave të ndryshëm shoqërorë.