Kurti e Gërvalla në Munih për Konferencën e Sigurisë

Kurti e Gërvalla në Munih për Konferencën e Sigurisë

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, njëherësh kryediplomatja Donika Gërvalla, kanë udhëtuar dje për në Munih, Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Konferenca nis sot dhe zgjat tri ditë dhe në të marrin pjesë presidentë, kryeministra, eurodeputetë e deputetë nga shtete të ndryshme.

Në njoftimin që ka lëshuar MPJD, thuhet se përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, Gërvalla do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.