Kurti e Çeku takojnë kampionet e Kosovës në hendboll
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, mirëpriti përfaqësuesit dhe lojtarët e klubit të shpallur kampion të Kosovës të hendbollit të femrave “KHF Istogu”.
Kryeministri i uroi ata për suksesin e arritur dhe rezultatet mbresëlënëse në fitoren e titullit të tretë radhazi si kampion të Kosovës, dhe të katërtit në total. Këtë sezon, ekipi nga Istogu e fitoi edhe Superkupën e Kosovës dhe luajti në finale të Kupës së Kosovës.