HomeAktualeKurti e Abdixhiku bisedojnë për profilin e presidentit të ardhshëm

Kurti e Abdixhiku bisedojnë për profilin e presidentit të ardhshëm

spot_img

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për profilin potencial që do të duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

Pas takimit dyorësh në ambientet e Kuvendit, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, u shprehën se ka vullnet që dy partitë të arrijnë një pajtim për të gjetur një emër për presidentin.

“Ne sot diskutuam hollësisht dhe thellësisht për kriteret, standardet që duhet të ketë figura presidenciale”, tha Kurti.

Takimi, sipas Kurtit, u zhvillua në atmosferë pozitive, duke shtuar se ai pa vullnet te pala tjetër, që vendi të ketë një president të ri.

Ai tha se aktualisht nuk mund të flitet për emra konkretë, raporton Rel.

“Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë, që ka kontribut për popullin e në profesion të caktuar, dhe në këtë mënyrë nuk ngjall dilema për rolin, për funksionin dhe për detyrën fisnike që do t’i duhet ta kryejë në pesë vjetët e ardhshme”, tha Kurti.

Abdixhiku, ndërkaq, tha se dy partitë do të zhvillojnë diskutime brenda partive të tyre dhe në takimin e ardhshëm do të bisedojnë për emra konkretë.

“Ka vullnet të dyanshëm se si duhet të duket presidenti” i ri apo presidentja e re e vendit, tha udhëheqësi i LDK-së.

Abdixhiku shtoi se është i bindur që mund të gjendet një figurë meritore për postin e presidentit.

Sipas LDK-së, presidenti i ri duhet të jetë një figurë që e do Republikën, e mbron atë, dhe ushtron unitetin politik, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë. Abdixhiku tha se për këto parime, palët kanë gjeutr pajtim.

“Nuk duam një president të parëndësishëm, por një figurë e cila është e respektuar dhe ushtron me dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Jam i bindur se Kosova ka figura të tilla”, tha Abdixhiku, duke riktheksuar se partia e tij nuk kërkon asgjë mbrapsht, por vetëm “stabilitet institucional”.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë refuzuar disa ftesa të Kurtit për takime, por udhëheqësi i LVV-së tha se ende është i gatshëm që të takohet me këto dy parti për çështjen e presidentit.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...