Kurti: Do të punoja me këdo në Shtëpinë e Bardhë, me Trump kemi pasur gjuhë të përbashkët

Kurti: Do të punoja me këdo në Shtëpinë e Bardhë, me Trump kemi pasur gjuhë të përbashkët

Në intervistën dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe rreth raporteve me SHBA-në dhe mundësisë së rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë për FT se do të punonte me këdo që do ta merrte Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje, transmeton Express.