Kurti: Ditë për ditë, cep më cep

Kurti: Ditë për ditë, cep më cep

“Dje në perëndim në kryeqendrën e Dukagjinit, sot në lindje në kryeqendrën e Anamoravës, në Gjilan. Ditë për ditë, cep më cep. Nga zotimet para qytetarëve, te progresi për qytetarë në ekonomi e mirëqenie, bujqësi e prodhim, edukim e mbrojtje”, ka shkruar në “Facebook” kryeministri Albin Kurti.

Ai ka theksuar se me Gjilanin do të vazhdojë krah për krah deri në jetësimin e plotë të potencialit zhvillimor të tij, deri në përmbushjen e zotimeve tona për të, e pastaj edhe më tej.

“Prej Sallës Koncertale të Shkollës së Muzikës, ku ishim sonte, ju ftoj të na bashkoheni përsëri në Gjilan në tubimin e fushatës më 18 janar në Sallën e Sporteve, “Bashkim Selishta” – në të cilën punimet për rinovim të tërësishëm do të fillojnë këtë vit pas nënshkrimit të kontratës në vlerë prej rreth 2.7 milionë euro nga kryetari Alban Hyseni në fund të vitit 2024”, ka shkruar Kurti.