Kurti dhe Naim Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, BIK-u jep detaje

Kurti dhe Naim Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, BIK-u jep detaje

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.

Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XV në qytetin e Novobërdës.