Kurti: Dardanët i dalin zot Kosovës!
Kosova e nis me fitore ndeshjen në basketboll, duke mundur Irlandën 83:76 (22:17, 23:21, 20:19, 18:19) në raundin e parë parakualifikues për Kupën e Botës 2027.
E nga afër këtë takim e përcolli edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndërsa sot doli me një postim në përkrahje të tyre.
“Dardanët i dalin zot Kosovës! Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurtë në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.