Kurti: BE e SHBA “shumë të buta” ndaj Serbisë

Kurti: BE e SHBA “shumë të buta” ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Financial Times” ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja kanë qenë “shumë të buta” ndaj Serbisë dhe sipas tij, duhet të caktojnë një afat për miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kurti është shprehur se Beogradi duhet të qëndrojë në anën e perëndimit kundër Moskës në mënyrë që t’i japë Kosovës sigurinë se është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve, përcjell Klankosova.tv.

Brukseli dhe Uashingtoni “duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin një afat kohor Serbisë” për të vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe për të hequr dorë nga përpjekjet për t’u ulur në tre ose katër stola”, tha Kurti.