Kurti arrin në Turqi, takohet me Erdoganin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Turqi.
Në takim, bashkë me Kurtin ishin edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi.
Vizita e Kurtit në Turqi është bërë në kuadër të Forumit Ekonomik të Bizneseve në mes Kosovës dhe Turqisë.
Përveç me Erdoganin, Kurti do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.