
Kursi për licencën UEFA C në Tiranë, diplomohen trajnerët e rinj
Kursi UEFA C, i organizuar nga Federata e Futbollit, mbylli me sukses sesionet për zonën e Tiranës dhe mbajti ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve.
Kursi i zhvilluar gjatë vitit 2024 pati 41 pjesëmarrës, nga të cilët 5 prej tyre ishin vajza.
Ky kurs është hapi i parë në formimin e trajnerëve dhe përfshin mësime mbi konceptet bazë të lidhura me trajnimin.
Për shkak të kërkesave të larta, ky kurs organizohet gjithashtu edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke u dhënë më shumë aplikantëve mundësi për të marrë pjesë.
Kursi i rradhës për licencën UEFA C do zhvillohet në zonën e Korçës dhe do të fillojë në muajin prill.