Kumbulla: Jemi gati, grupi është i ekuilibruar në Ligën e Kombeve

Kumbulla: Jemi gati, grupi është i ekuilibruar në Ligën e Kombeve

Marash Kumbulla e konsideron të vështirë sfidën ndaj Ukrainës, por sipas tij kuqezinjtë do të futen në fushë vetëm për fitore. Mbrojtësi kuqezi duke folur për FSHF theksoi se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe se ekipi është gati për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Ndeshja me Ukrainën – “Janë kundërshtarë shumë të vështirë, sidomos Ukraina. Si gjithmonë do të futemi në fushë për të fituar. Me Gjeorgjinë kemi edhe tifozët pasi luajmë në shtëpinë tonë”.

Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Nations League – “Besoj se grupi është gati, jemi stërvitur me intensitet të fortë dhe jemi gati për dy ndeshjet. Ukraina ka ekip shumë të fortë, ka lojtarë të mirë por edhe ekipi jonë ka shumë cilësi. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe e vështirë, shpresojmë që të fitojmë”.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë dhe objektivi i Shqipërisë në Nations League – “Tifozët do të na mbështesin si gjithmonë, ashtu si në Europian në Gjermani por edhe në shtëpi në Tiranë. Edhe ndeshja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e vështirë, por me mbështetjen e tifozëve do të jetë më e thjeshtë. Do të futemi në fushë për të fituar, por të shohim dy ndeshjet e para. Objektivi është gjithmonë për të fituar”.