Kukës: Theret me thikë një 15-vjeçar, dërgohet në Prizren për mjekim

Kukës: Theret me thikë një 15-vjeçar, dërgohet në Prizren për mjekim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Kukësit, ku një i mitur 15-vjeç mbeti i plagosur.

Plagosja dyshohet se ndodhi me thikë pas një përplasjeje fillimisht verbale, motivet e të cilës janë ende nën hetim.

Nga policia e Kukësit është thënë se është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme një 15 vjeçar që dyshohet si autor, si dhe një 14 vjeçar që është përfshirë në konflikt mes dy 15 vjeçarëve.

Gjithashtu bëhet me dije se i plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Prizrenit, në Kosovë.

Në fillim, i mituri ka marrë ndihmën e parë nga Urgjenca e Kukësit, por spitali Rajonal i Kukësit nuk ka arritur të bëjë ndërhyrje më të specializuar për mungesë të stafit kirurgjikal dhe është transportuar drejt Prizrenit.

Policia ka thënë zyrtarisht se është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15-vjeçari.