
Kujtim Shala propozohet për nënkryetar të Kuvendit, Hykmete Bajrami për shefe të GR të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se sot para strukturave vendimmarrëse të partisë, ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, si dhe Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.
“Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë”.
“Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.