Kujdes! Gripi sezonal në Kosovë ka shënuar rritje dhe kalon pragun epidemik

Kujdes! Gripi sezonal në Kosovë ka shënuar rritje dhe kalon pragun epidemik

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me situatën epidemiologjike me gripin sezonal.

MSh-ja ka theksuar se sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK-ja dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.

“Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar. Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur”, ka njoftuar MSh-ja.

“Masat e rëndësishme për parandalim: 1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni; 2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët; 3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme; 4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm”, ka njoftuar MSh-ja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.