Kualifikim historik i Rahovecit para 2000 shikuesve
Rahoveci ka arritur sukses historik të shtunën mbrëma.
Rahoveci për herë të parë ka kaluar kundërshtar në garat evropiane.
Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Rahoveci e eliminoi skuadrën belge, Sezoens Achilles Bocholt.
Të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” në praninë e 2000 shikuesve dhe në atmosferë madhështore, Rahoveci mposhti Bocholtin me rezultat bindës, 37:25.
Ndeshjen e parë në Belgjikë e kishte ftuar Bocholti me tri gola dallim, 32:29.
Para tifozëve të tyre rahovecasit kanë dominuar plotësisht.
Ndeshjen e nisën me seri 4:0 dhe më pas kanë mbajtur epërsinë deri në fund. Pjesa e parë përfundoi 16:13 për Rahovecin.
Në pjesën e dytë dallimi ishte edhe më i madh.
Egzon Gjuka i shënoi 10 gola për Rahovecin. Tetë i kishte Jon Muqolli e pesë Victor Alonso.
Me nga 4 gola kontribuuan Alban Haziri e Arbios Mushkolaj.
Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Herën e parë kishte luajtur dy ndeshje të forta, por ishte eliminuar.
Tani e pret shortin për kundërshtarin e raundit të tretë.