HomeAktualeKryetari Latifi: Sot, pas 27 vjetësh, emri i Ukshin Hotit mbetet thirrje...

Kryetari Latifi: Sot, pas 27 vjetësh, emri i Ukshin Hotit mbetet thirrje për ndërgjegje kombëtare

spot_img

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se 27 vjet më parë u zhduk fizikisht Ukshin Hoti, por jo mendimi dhe ideali i tij.

“Intelektuali, veprimtari dhe mendimtari i guximshëm nga Krusha e Madhe ia kushtoi tërë jetën çështjes kombëtare, duke qëndruar gjithmonë i palëkundur përballë padrejtësisë dhe okupimit”.

“Më 16 maj 1999, ai u nxor nga burgu i Dubravës me premtimin për lirim, por prej asaj dite nuk u pa më kurrë. Zhdukja e tij ishte goditje ndaj mendjes së lirë shqiptare, ndaj njeriut që besonte në liri, demokraci dhe dinjitet kombëtar”.

“Sot, pas 27 vjetësh, emri i Ukshin Hotit mbetet thirrje për ndërgjegje kombëtare, ndërsa pyetja vazhdon të rëndojë mbi secilin institucion vendor e ndërkombëtar: KU ËSHTË UKSHIN HOTI?”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...