Kryetari Latifi pret në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Kryetari Latifi pret në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në një takim kortezie ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Sh.T.Z. Jonas Westerlund.

“Në një bisedë të hapur dhe miqësore, ndamë ide dhe vizione për zhvillimin ekonomik lokal, ecurinë e projekteve që po realizojmë me përkushtim dhe për trashëgiminë e pasur që na dallon si qytet i vreshtave, traditës dhe mikpritjes. Falënderues për mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin!”, ka shkruar ai në Facebook.