Kryetari Latfi takim falënderues te Njësia e Zjarrfikësve në Rahovec
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Besmire Bytyçi dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku, ka takuar zjarrfikësit dhe rojet e pyjeve, të cilët këto ditë kanë qenë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për t’i shuar zjarret në disa lokalitete, për çka i përgëzuar dhe falënderuar për intervenimin e shpejtë.
“Të nderuar qytetarë, Ju bëj thirrje që të tregoni kujdes të shtuar, në këto ditë kur temperaturat janë të larta. Zjarret mund të shkaktohen lehtësisht dhe të përhapen shpejt, kështu duke rrezikuar jetën dhe pronat. Ju lutem, shmangni djegien e mbeturinave apo ndezjen e zjarreve!Bashkë, mund ta ruajmë natyrën dhe sigurinë tonë”, ka theksuar Latifi.